– Me 24 maj, të vitit 1956, u mbajt për herë të parë konkursi i këngëve për spektaklin Evrovizion, në Lugano, në Zvicër. Fituese ishte këngëtarja vendase Lys Assia, me këngën “Refrain”.
– Në datën e sotme 24 maj, feston ditëlindjen këngëtari dhe njëherit kantautori, Bob Dylan. Këngëtari ka lindur në vitin 1941, në Minnesota të SHBA. Kulmin e karrierës së tij, Dylan e arriti në vitet e 60-ta, duke u bërë ikonë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe me influencë në kulturë.
– Në këtë datë, të vitit 1997, grupi i vajzave The Spice Girls, arritën që të pozicionohen në pozitën e parë të albumeve më të mira në SHBA, me albumin e tyre ‘Spice’. Kjo ishte edhe hera e parë që një bend i vajzave nga Anglia, të mbajë pozitën e parë të albumeve më të dëgjuara dhe shitura në ‘Billboard Hot 100’, në SHBA.







