– Me 23 maj, të vitit 2000, Eminem publikoi albumin e tij të tretë, të titulluar “The Marshal Mathers”. Pavarësisht natyrës kontroverse të shumë prej këngëve të tij, albumi gjysmë-autobiografik u vlerësua lartë nga kritikët e muzikës dhe sot albumi vazhdon të jetë një nga albumet më të shitur të të gjitha kohërave në SHBA. “The Marshal Mathers” debutoi në krye të Billboard Hot 200, duke mbajtur vendin e parë për tetë javë rresht.
– Në datën 23 maj, të vitit 1985, në nderim të këngëtares Aretha Franklin, kryetari i qytetit të Michiganit në Amerikë, e shpalli këtë ditë ‘Dita e Vlerësimit të Aretha Franklin’, pas suksesit të saj ndërkombëtar.
– Në po këtë datë, të vitit 1970, albumi i 12-të me radhë dhe njëherit i fundit nga bendi The Beatles, i titulluar ‘Let It Be’, u ngjit në pozitën e parë të albumeve më të mira në Britani të Madhe, ku qëndroi për 3 javë rresht.