Çdo vit më 25 nëntor, shënohet “Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas”, për të ngritur ndërgjegjësim në lidhje me problemin e dhunës në baza gjinore dhe për të promovuar të drejtat e gruas.
Dhuna ndaj grave, është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një problem serioz në nivel global. Dhuna fizike, seksuale, psikologjike dhe ekonomike ndaj grave, janë thjesht disa prej formave të dhunës që ato mund të përjetojnë.
“Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas”, është një mundësi për të theksuar se çdo individ dhe shoqëri kanë përgjegjësi për të luftuar dhe ndaluar dhunën në baza gjinore. Vetëm duke bashkëpunuar dhe ngritur zërin, ne mund të krijojmë një shoqëri të drejtë dhe pa dhunë.