– Me 25 nëntor, të vitit 1995, këngëtarja Whitney Houston, mori kryesimin në top listën muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’, me këngën e saj të titulluar ‘Exhale (Shoop Shoop)’.
– Në po këtë datë, të vitit 2005, këngëtarja, kompozitorja dhe aktorja amerikane, njëherazi e njohur si “Mbretëresha e muzikës pop”, Madonna u pozicionua në vendin e parë të tabelës së albumeve më të mira në SHBA, me albumin ‘Confessions on a Dance Floor’.
– Me 25 nëntor, të vitit 2019, piceria Antonio’s Pizza, ra pre e një mashtrimi, kur një person i detyroi të përgatisnin 178 pica, duke pretenduar se ishin për këngëtarin Bob Dylan dhe ekipin e tij. Mashtruesi, mbante një leje të rreme, kinse ishte pjesë e ekipit të Bob Dylan. Stafi i Antonio’s Pizza, punoi deri në orën 5.30 të mëngjesit për të bërë picat, por mbetën të habitur kur askush nuk shkoi për të marrë porosinë.