Për të kuptuar të rejat nga fusha e teknologjisë, Radio KFOR-i çdo javë ju njeh me më të rejat nga kjo fushë. Sot kemi veçuar disa lajme teknologjike dhe është një kompania amerikane e cila ka filluar të provomojë taksitë elektrike ajrore në New York, të cilët pritet të futen në punë, në vitin 2025. Tashmë, tasksitë elektrike ajrore mund të transportojnë pasagjerë nga Aeroporti JFK në qendër të Manhatanit deri në vitin 2025, duke patur udhëtime të qeta dhe pa emetime, që zgjasin për vetëm 7 minuta.
Të reja këtë javë kishim edhe nga inteligjenca artificiale, ku fytyrat e krijuara nga AI po perceptohen si më reale se sa fytyrat njerëzore. Fytyrat e krijuara nga AI, veçanërisht ato që përfaqësojnë individë të bardhë, perceptohen si më reale se ato aktualisht reale, sipas një studimi të botuar në revistën Psychological Science dhe i kryer nga Universiteti Kombëtar Australian.
Nga zbulimet e javës që po lëmë pas, veçojmë edhe sistemin inovativ të inteligjencës artificiale i njohur si ‘gjen’ i cili po e zbulon autizmin me saktësi deri në 98,5% tek fëmijët, nga mosha 2 deri në 4 vjeç. Rezultatet do të prezantohen javën e ardhshme në takimin vjetor të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut. Studiuesit aplikuan metodologjinë e tyre në skanimet MRI të 226 fëmijëve të moshës 24 deri në 48 muaj, nga të cilët 126 fëmijë kanë autizëm dhe 100 fëmijë po zhvillohen normalisht. Sistemi tregoi saktësi 98.5% në identifikimin e fëmijëve me autizëm.