Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 21 dhjetor, të vitit 2020, ka shpallur datën e sotme 4 shkurt ‘Ditë Ndërkombëtare të Vëllazërisë Njerëzore’.
Një nga qëllimet e shënimit të kësaj dite, është arritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare, duke përfshirë promovimin dhe inkurajimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë, pa dallim race, gjinie, gjuhe apo feje. ‘Dita Ndërkombëtare e Vëllazërisë Njerëzore’ synon të promovojë tolerancën kulturore dhe fetare, dialogun dhe respektin reciprok.
Këtë ditë, mund ta shënoni në shumë mënyra, si fillim mund të angazhoheni të njihni fqinjët tuaj ose të tjerët në komunitet ku jetoni, që kanë besime të ndryshme fetare apo kulturore.