Gushti i vitit 1926, kishte shënuar ‘Muajin e parë Ndërkombëtarë të Paqes’, i shpallur në Konferencën Demokratike të Paqes, në Gjermani.
Ideja për ‘Muajin Ndërkombëtarë të Paqes’, lindi nga lufta e parë botërore dhe nga pasojat e saj, ku mbetën të vrarë miliona njerëz dhe si rezultat i saj u shkatërruan shtete të shumta, në një shkallë që dikur konsiderohej e paimagjinueshme. Lufta jo vetëm që krijoi skenën për një shekull dhune dhe konflikti, por ndryshoi përgjithmonë mentalitetin njerëzor, duke sjellë në epokën e cinizmit, fatalizmit dhe uljes së pritshmërisë për të ardhmen. Ndërsa kujtimi i luftës po zvogëlohet, është gjithnjë e më e rëndësishme që ne të edukojmë gjeneratat e reja, për tmerret e luftërave dhe të nxjerrim çfarëdo mësimi që mundemi, në mënyrë që të mos përsërisim gabimet që na çojnë në luftëra.
Pasojat shkatërrimtare botërore në humbjen e jetës së njerëzve, kafshëve dhe shkatërrimit të qyteteve, çoi në shpalljen e ‘Muajit Ndërkombëtar të Paqes’, prandaj përgjatë këtij muaji, bëhet thirrje që kurrë të mos e lëmë botën të harrojë pasojat shkatërruese të luftës.