Çdo ditë duhet të kujtojmë rolin jetik që kanë bletët dhe pjalmuesit e tjerë, në funksionimin e ekosistemit tonë. Data e sotme, 20 Maj, shënon ‘Ditën Botërore të Bletës’, në ditëlindjen e një prej pionierëve të bletarisë, Anton Jansa, i cili edhe i dëshmoi botës se pa bletë, nuk ka jetë.
Në vendin tonë ka kultivues të shumë të mjaltit dhe një nga ta është edhe pronari i bletarisë “Nektari jonë”, z. Ahmet Deliu, i cili për Radio KFOR-in foli për sfidat e këtij profesioni: “Ne e kemi traditë kultivimin e mjaltit, që nga gjyshi im tashmë i ndjerë. Në fillim kemi nisur thjesht si hobi dhe për nevojat tona personale por më pas u rritëm dhe kultivojmë mjaftueshëm, për të plotësuar nevojat e klientëve tanë, gjatë gjithë vitit. Kemi pasur edhe probleme, kryesisht nga aspekti bujqësor sepse po përdoren pesticide në masë më të madhe dhe kjo na ka dëmtuar bletët mirëpo, për fat të mirë natyra e mirë dhe e pasur e fshatit lejon bletët, të kërkojnë nektarin në lulet më të bukura.”
Bletët janë disa nga pjalmuesit më të rëndësishëm, duke siguruar ushqim, bujqësi të qëndrueshme dhe një biodiversitet të zhvilluar, ato gjithashtu kontribuojnë ndjeshëm në zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe në ruajtjen e mjedisit.