– Më 20 maj, të vitit 2007, këngëtarja Rihanna në bashkëpunim me këngëtarin Jay-Z, u pozicionuan në vendin e parë të top listës amerikane ‘Billboard’, ku qëndruan plot 10 javë, me duetin e tyre të titulluar ‘Umbrella’.
– Në datën e sotme 20 maj, të vitit 1978, këngëtari Paul McCartney, ishte në pozitën e parë në top listat e këngëve më të mira në Amerikë, me këngën ‘With A Little Luck’.
– Në vitin 2006, bendi rock heavy metal, Lordi nga Finlanda, u bënë bendi i parë i këtij zhanri që fituan spektaklin në ‘Eurovision’.