Për të ndihmuar bizneset lokale të artizanatit, në këtë kohë pandemie, Organizata Joqeveritare “The Ideas Partnership”, organizon panairin online për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, më 18 nëntor 2020, në ora 18:30. Përmes promovimit të produkteve të ndryshme, vizitorët mund të bëjnë zgjedhje për dhurata të fund vitit si dhe të bëhen pjesë e lotarisë që organizohet brenda panairit.
Gjatë këtij panairi, 10 biznese të ndryshme do të jenë të pranishme, për të prezantuar produktet e tyre. Të interesuarit e panairit të lartpërmendur, mund të regjistrohen në këtë adresë elektronike: https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZAod-msqjovG92FdkeEwaTtMouePEquGXUc