Asociacioni i të rinjve ‘Young Active Graçanica’, fton të rinjtë nga të gjitha komunitetet të aplikojnë për kampin e ndërtimit të paqes “Bees-Building Camp”.
Kampi i ndërtimit të paqes “Bees-Building Camp” është një mundësi ndërveprimi dhe përjetimi për të rinjtë e bashkësive të ndryshme etnike, që aspiron t’i angazhojë ata për të mësuar rreth bletarisë dhe përmes punës praktike dhe bashkëjetesës. Për të mësuar më shumë në lidhje me këtë kamp, Radio KFOR-i bisedoi me Kryetarin e shoqatës ‘Young Active Graçanica’, Petar Gjorgjeviq (Petar Đorđević): “Ideja është që të mblidhen 20 të rinj, nga komunitete të ndryshme. Do të mblidhemi në kosheren e bletëve “Parku i bletëve”, në Preoc. Aty, nga data 24 deri më 26 shtator, do të mësojmë për bletarinë, si të grumbullojmë një koshere bletësh, si të punojmë me bletët, do t ‘organizojmë edhe gjëra krijuese, si vizatime mbi koshere bletësh, rregullimin përreth koshereve, mbjelljen e disa bimëve, etj. Afati për aplikim, është data 18 shtator, 2021 dhe mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit, mbi moshën 16 vjeç.”
Ky aktivitet është i implementuar nga asociacioni i të rinjve ‘Young Active Gracanica’ dhe mbështetet nga UNMIK-u (United Nations Mission in Kosovo) si dhe UYTF (United Youth Task Force).
Për të qenë pjesë e këtij organizimi, të interesuarit mund të plotësojnë formularin deri më 18 Shtator 2021, ora 23:59, në adresën elektronike: https://docs.google.com/forms/d/1jfW4TLmicxV1n5srAvQaM_6DgajUlUHrIe6OGwWgx8o/viewform?fbclid=IwAR3VBjZZfT-U-OYjwMEPE8jVeNyzn0cXTp6laCM_8KjH7lhTnPHoTviXpPo&edit_requested=true