Si rezultat i bashkëpunimit në mes të Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe British Council, më 25 janar, do të prezantohet projekti më i ri në mes të pesë kuratorëve dhe institucioneve nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor, përmes Ekspozitës “Perceptimet”, të kuruar nga Arta Agani.
Vlen theksuar se British Council dhe Galeria Kombëtare e Kosovës edhe më herët kanë realizuar në Prishtinë ekspozita të artistëve të mëdhenj britanik si Henry Moore dhe Grayson Perry, ndërsa kësaj radhe do të paraqesin para publikut edhe 14 artistë nga Britania e Madhe dhe 7 artistë nga Kosova.