Sot (21.09.22), bota shënon edhe ‘Ditën Botërore të Alzheimerit’, ditë kjo e cila përkon edhe me muajin shtator, që njëherit njihet edhe si ‘Muaji i Alzheimerit’. Në këtë ditë, organizatat shëndetësore anembanë globit fokusojnë përpjekjet e tyre në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje si dhe jepen fonde për gjetjen e një kure.
Rreth 44 milionë njerëz në botë janë të diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit. Nga të gjitha vendet në botë, sëmundja e Alzheimerit është më e zakonshme në Evropën Perëndimore, ndërsa Amerika e Veriut është shumë prapa. Në Shtetet e Bashkuara, 5.5 milionë njerëz e kanë këtë sëmundje. Në SHBA, çdo 66 sekonda, një person diagnostikohet, me diagnozën e Alzheimerit.
Diagnoza e parë e sëmundjes së Alzheimerit ishte caktuar në vitin 1906 dhe Alzheimeri njihet në mjekësi, si një çrregullim progresiv i trurit e cila ngadalë shkatërron kujtesën dhe aftësitë e të menduarit. Përfundimisht, kur dikush ka Alzheimer, ata humbasin aftësinë për të kryer edhe detyra shumë të thjeshta. Alzheimer është shkaku më i zakonshëm i demencës dhe sot, shkenca ende nuk ka gjetur një kurë, as nuk ka një mënyrë për të parandaluar sëmundjen e Alzheimerit.
Këtë vit, Muaji Botëror i Alzheimerit po shënohet me temën ‘Njihuni me demencën, njihuni me Alzheimerin’.