Fillimi i vitit të ri akademik është një moment emocionues për të gjithë, e posaçërisht për studentët e rinj të cilët e ndiejnë ankthin për të filluar një jetë të re akademike.
Në lidhje me këtë temë, Radio KFOR-i kontaktoi dy studentë të cilët u shprehen: “Përshëndetje, jam Noa Nikqi, studente e vitit të parë në drejtimin “Applied Arts and Sciences”, në AUK. Ky fillim i ri akademik për mua do të thotë shumë, sepse pres që njohuritë e mia për këtë lëmi t’i forcoj edhe më shumë. Ky fillim i ri akademik për mua është emocion dhe kënaqësi njëkohësisht.”
Për suksese më të mëdha studentët duhet të jenë të angazhuar në planifikimin e tyre të kohës dhe të sigurohen që të kenë një balancë të mirë midis punës studimore, aktiviteteve sociale dhe pushimeve. Këtë gjë e pohon edhe studenti tjetër Jon Raçi: “Unë studioj në drejtimin “Dizajn Grafik dhe Arte Vizuele” në AAB. Pushimet verore mbaruan, tash duhet të fokusohemi tek studimet tona. Sepse duke studiuar ne formësojmë jetën tonë apo të ardhmen tonë.”
Viti i ri akademik përveç që është një moment i rëndësishëm dhe emocionues për studentët, është e rëndësishme të kuptohet se ka sfida dhe mundësi të reja përpara, por me përgatitje të mirë e përkushtim, studentët mund të krijojnë një eksperiencë të suksesshme dhe mbresëlënëse në rrugën e tyre të studimeve.