– Me 12 shtator, të vitit 1989, Aerosmith publikuan albumin e tyre të dhjetë të incizuar në studio, të titulluar ‘Pump’. Albumi përmbante hitet “Janie’s Got a Gun” dhe “Love in an Elevator”.
– Në këtë datë, të vitit 2011, këngëtari Ed Sheeran, publikoi studio albumin e tij, të cilin e emërtoi ‘+’ (Plus) dhe me të cilin arriti majat e top listave britanike.
– Në po këtë datë, të vitit 2003, ka vdekur këngëtari dhe aktori i famshëm Johnny Cash, në moshën 71 vjeçare. Ai ishte i njohur për kombinimet e tij të zhanreve country, rock and roll, blues dhe gospel. Këngët e tij më të njohura ishin “Folsom Prison Blues”, “I Walk the Line”, “Man in Black” dhe këngë të tjera.