Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), e cila fillimisht u krijua si një organizatë joqeveritare rajonale në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci, njoftoi se tashmë 20 studentët e Fakulteteve Juridike, private dhe publike, kanë përfunduar trajnimin për trajner, duke mësuar kështu për institucionet e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.
Poashtu, njoftohet se këta studentë do të kenë mundësi që njohuritë e fituara gjatë trajnimit t’i ndajnë me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve, përmes ligjëratave interaktive që do të organizohen tani në rajonin e Prishtinës, Pejës, Gjakovës dhe Ferizajit.
Projekti “Të rinjtë për drejtësi” mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan/INL dhe implementohet nga YIHR KS.