Sot (25.02.20) dhe pasneser (27.02.20) në Fondacionin “Shtatëmbëdhjetë”, do të mbahet ekspozita “Infrared Exhibition: Additions” me kuratore Blerta Hoçia dhe me artistë: Renea Begolli, Endrit Jashanica, Arrita Katona, Blertë Hashani, Zana Begolli dhe Blend Bytyqi.
Kjo ekspozitë përmes rezidencave artistike ka për qëllim që të krijoj një dialog publik mbi çështje të caktuara, duke kontribuar në ngritjen e nivelit të mendimit kritik të artistëve të rinj, se si të shfrytëzojnë artin si mjet për vepruar.
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ndërsa mbështetet nga programi “Kultura për ndryshim” që financohet dhe menaxhohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Qendra Multimedia e Goethe Institute.