Nga data 10 deri më 13 maj, Prishtina do të pasurohet me dy ngjarje më shumë, kësaj radhe nga spektri letrar dhe ai artistik, përmes edicionit të 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “Polip” dhe edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Grafikës, që do të mbahen në Modalarium të Fakultetit të Arkitekturës.
Këto ngjarje do të jenë multietnike, meqenësë pjesëmarrës do të jenë nacionalitete të ndryshme, përfshirë artistë nga Gjermania, Serbia, Austria, Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Zvicra, Anglia, Franca, Kosova, Kroacia, etj.
Siç pohojnë organizatorët nga Qendra Multimedia, të pranishmit do të kenë rastin të përjetojnë ngjarje mbreslënëse artistike, letrare, përcjellur edhe me muzikë LIVE dhe ushqime të ndryshme.