Studentët krijues, individë, organizata OJQ dhe shumë të rinj, do të mund të marrin pjesë në ekspozitën e hapur për rininë “Speak Up Kosovo”, që mbahet sot (6 maj), në Termokiss, nga ora 15:00. Ky aktivitet synon të sjell dritë mbi çështjet me të cilat po përballet rinia e Kosovës, duke i frymëzuar ata për të bërë një ndryshim në komunitetin e tyre, përmes krijimtarisë.
Punimet e paraqitura duhet të përmbajnë temën: ‘Sfidat me të cilat ballafaqohet rinia e Kosovës tani’, ndërsa për më shumë informata rreth këtij aktiviteti rinor, ju mund të vizitoni këtë faqe: facebook.com/speakupkosovo