Me temën #InclusionIsStrength apo #PërfshirjaËshtëForcë , sot (13 qershor) shënohet ‘Dita Botërore e Albinizmit’, e cila mëton të sigurojë përfshirjen e zërave të personave të prekur me albinizëm, në të gjithë sektorët e jetës. Albinizmi është një gjendje gjenetike që shkakton mungesë ose prodhim të pamjaftueshëm të melaninës, pigmentit të lëkurës, flokëve dhe syve. Në disa kultura, albinizmi është shoqëruar me besime të gabuara dhe stereotipe negative, duke shkaktuar diskriminim dhe rrezikshmëri për personat me albinizëm.
Kujtojmë që më 18 dhjetor të vitit 2014, ishte Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ajo e cila miratoi një rezolutë që përcaktonte datë 13 qershor, si ‘Ditë Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Albinizmin’.
Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj dite, është të ndryshohen perceptimet shoqërore, të ndalohet diskriminimi dhe të promovohet vlerësimi i të drejtave të njeriut dhe përfshirja e plotë e personave me albinizëm në shoqëri.