Data e sotme, 20 Mars, është e rezervuar për shënimin e “Ditës së Gjuhës Frënge”, e cila ka për qëllim që të vë në pah shtrirjen gjeografike dhe pasqyrimin e kulturës frënge në botë. Një adresë ku mund të mësojnë të gjithë gjuhën dhe kulturën frënge, është Aleanca Franceze në Prishtinë, e cila nga nesër, data 21 mars, do të nisë edicionin e sivjetmë të “Javës së Frankofonisë në Kosovë”.
Për të mësuar për përmbajtjen e këtij programi të Frankofonisë, Radio KFOR-i bisedoi me profesoreshën e gjuhës frënge, njëherit edhe përgjegjëse për komunikim në “Aleancën Franceze në Prishtinë”, Zana Miftari Latifi: “Java e Frankofonisë në Kosovë” për vitin 2021 do të fillojë nga data 21 deri më 26 mars. Më herët e kemi organizuar në mënyra të tjera, mirëpo sivjet për shkak të pandemisë, kjo javë vjen pak më ndryshe. Çdo gjë do të fillojë në Kino Armata, ku do të ketë shfaqje të filmave të rinj francezë dhe zviceran. Hapja e kësaj jave do të bëhet nesër nga grupi Prishtina Brass, nga ora 18:00, pastaj do të vazhdojmë me aktivitete të ndryshme, me shfaqjen e filmave dhe do të kemi edhe degustim të specialiteteve franceze. Ne si Aleancë Franceze në Prishtinë, jemi duke punuar në disa video, për me i nda ato me publikun.”
“Java e Frankofonisë në Kosovë” organizohet nga Ambasada Franzece në bashkëpunim me Aleancën Franceze në Prishtinë, të mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës.