Çdo vit me datën 28 maj, shënohet “Dita Botërore e Urisë”, një nismë kjo globale që synon të rrisë ndërgjegjësimin për çështjen e vazhdueshme të urisë dhe që ka për qëllim të gjej një zgjidhje për t’i dhënë fund urisë dhe kequshqyerjes në mbarë botën.
Të gjithë meritojnë të kenë ushqim në sofrat e tyre, mirëpo sipas statistikave të fundit, mbi 800 milionë njerëz në botë, nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë.
Për të shënuar këtë ditë, projekti “The Hunger Project (Projekti i Urisë)”, çdo vit cakton një temë të ndryshme, e tema e sivjetme është “Nëna të lulëzuara. Botë e lulëzuar (Thriving Mothers. Thriving World”, e cila ka për qëllim të thyej ciklin e kequshqyerjes për nënat dhe fëmijët.
Shënimi i “Ditës Botërore e Urisë” inkurajon individët, qeveritë, bizneset dhe komunitetet që të punojnë drejt një bote ku të gjithë kanë qasje në ushqim të mjaftueshëm dhe me vlera ushqyese.