‘’Amnesty International’’ është një organizatë joqeveritare ndërkombëtare, e fokusuar në të drejtat e njeriut, me selinë e saj në Mbretërinë e Bashkuar. Organizata ka më shumë se dhjetë milionë anëtarë dhe mbështetës në mbarë botën. Misioni i deklaruar i organizatës është të bëjë fushatë për “një botë në të cilën çdo person gëzon të gjitha të drejtat e njeriut të parashikuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.” Amnesty International u themelu në Londër në vitin 1961 nga avokati Peter Benenson.