Këtë të shtunë, më 15 shkurt, me fillim nga ora 11:00 në Teatrin e AAB-së “Faruk Begolli”, do të jepet shfaqja për fëmijë “Hana dhe Dielli”. Se çfarë karakteri ka kjo shfaqje, për Radio KFOR-in tregoi aktori i shfaqjes, Burim Koprani: “Shfaqja ‘Hana dhe Dielli’, është edukative për fëmijë që jep mesazhe të cilat përçohen përmes lojës së aktorëve. Interesimi për të parë këtë shfaqje deri më tani ka qenë shumë i madh, sepse mesazhet edukative të shfaqjes jepen në mënyrë shumë argëtuese dhe interesante nga ana e aktorëve, prandaj i ftojmë të gjithë fëmijët që të jenë të pranishëm në këtë shfaqje, të shtunën e këtij vikendi.”
Shfaqja “Hana dhe Dielli” vjen nën regjinë e Kaltërim Balajt dhe është shfaqje edukativo-arsimore dhe argëtuese për fëmijë, prej moshës 5 deri 12 vjeç. Aktorët kryesor të shfaqjes janë Besnike Arifi dhe Burim Koprani.