Në ‘Teatrin Kombëtar të Kosovës’ do të rikthehet shfaqja e baletit ‘Carmen’, sonte (13.02.20) nga ora 20:00. Kjo shfaqje botërore vjen në skenën e teatrit nën koreografinë e koreografes, Natalia Osipova, me ndihmën e balerinëve Jeta dhe Kreshnik Musollit.
Për Radio KFOR-in balerini i trupës së ‘Baletit Kombëtar të Kosovës’, Kreshnik Musolli, tregoi për këtë vepër të rëndësishme që ngjitet në skenën e ‘Teatrit të Kosovës’: “Shfaqja ‘Carmen’ është një vepër botërore me muzikë nga Georges Bizet, e punuar nga koreografja ruse që jeton në Francë, Natalia Osipova. Premiera e kësaj shfaqje ka qenë në prill të vitit 2018 dhe kjo është një prej shumë reprizave të ksaj shfaqjeje pasi që interesimi është shumë i madh. Prandaj kemi vendosur ta risjellim sërish, ku e gjithë trupa e baletit të Kosovës do të luajnë në këtë shfaqje.”
Balerini Musolli, tregoi se janë duke bërë përgatitjet për një shfaqje premierë që do të shfaqet me 5 mars të këtij viti dhe se kjo shfaqje do të jetë pjesë e baletit klasik e zhanrit komedi.