Këtë të shtunë, më 15 shkurt, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë, do të prezantohet puna 2 vjeçare e “Aktivizmit Rural”, që është punëtori e organizatës ‘Ec Ma Ndryshe’.
Lidhur me këtë ngjarje, Radio KFOR-i ka kontaktuar me Valon Xhabalin, nga organizata’ Ec Ma Ndryshe’ i cili na ka njoftuar se për dy vjet ata kanë zhvillaur aktivitete të shumta si: punëtori, trajnime, prezantime, ligjërata e intervenime direkte: “Janë diku 100 aktivitete e intervenime direkte që i kemi bërë gjatë këtyre dy viteve dhe kemi realizuar shumë projekte të tjera. I ftojmë të gjithë të rinjtë, nxënësit dhe studentët të na bashkangjiten në punëtorinë përmbyllëse të projektit “Akvitizmi Rural” dhe të shohin se si me një kosto minimale, e nganjëherë edhe pa mjetete financiare, mund të realizohen shumë aktivitete në dobi të komunitetit vetëm duke u angazhuar dhe duke bashkëpunuar.”
Z. Xhabali na njoftoi gjithashtu se përveç që do të njihen nga afër me punën 2 vjeçare të ‘Aktivizmit Rural’, të rinjtë pjesëmarrës do të kenë mundësi edhe të shohin mundësinë e angazhimit në organizatën ‘Ec ma Ndryshe’.