Tashmë ka nisur, në Swiss Diamond Hotel, në Prishtinë, Konferenca më e madhe Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, që organizohet nga komuniteti Cyber Security and Privacy, në bashkorganizim me UBT-në, ngjarje e cila mirëpret ekspertë dhe folës të shumtë, të cilët do të diskutojnë për sfidat dhe ofrimin e zgjidhjeve në këtë sektor.
Edhe këtë vit, kontributin dhe përvojat e tij profesionale do t’i ndaj rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ndërkaq pjesë e kësaj konference do të jetë edhe hakeri me famë botërore, Benjamin Kunz Mejri. Zyrtarja për media në “Cyber Security and Privacy” , Edona Podvorica, për Radio KFOR-in foli më shumë në lidhje me përmbajtjen e kësaj konference:
“Në këtë konferencë po marrin pjesë më shumë se 400 pjesëmarrës vendor dhe ndërkombëtarë dhe përgjatë dy ditëve do të diskutohet për Rregulloren e re të BE-së për Sigurinë Kibernetike, GDPR, Shkeljet e Privatësisë, Privatësinë dhe Mediat Sociale, Hakimi etik,etj”, tha për Radio KFOR-in, znj. Podvorica.