Po afron një mundësi brilante më shumë, për adhuruesit e vrapimit. Për herë të parë në Prishtinë do të mbahet “Prishtina Trail Marathon”, garë kjo e vrapimit nëpër shtigje në Kosovë, e cila do të mbahet në parkun e Gërmisë, në Prishtinë.
Maratona do të organizohet nga klubi i vrapimit “X Trailers”, e certifikuar nga ITRA (Asociacioni Ndërkombëtar i Vrapimit në Shtigje), me gjatësi prej :10 km, 21 km dhe 42 km dhe do të mbahet këtë muaj, me datën 26 maj.