Projekti “Ngritja e kapaciteteve në arsimin fillor”, i mbështetur nga organizata qeveritare gjermane GIZ, po vazhdon me synimin për ‘Shkolla më të mira në Kosovë’, e cila ka nisur para dy vitesh.
Aktiviteti në fjalë, mbahet në shkollën fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, me 16 maj 2019, prej orës 11:00 deri më 13:00. Kësaj radhe fokusi do u jepet nxënësve të cilët do të promovojnë iniciativat që i kanë zbatuar bashkë me Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) dhe Këshillin Rinor të Nxënësve. Në këtë aktivitet do të lansohet edhe videoja e fushatës “Shkolla Ideale”. Fushata për arsim më të mirë në Kosovë, ka nisur në nëntor të vitit 2017 dhe ishte thirrje për veprime të reja në përmirësimin e cilësisë së arsimit, duke përfshirë të gjithë në përmirësim të arsimit.