Këtë të diel (19.06.22), kinemaja Cineplexx organizon ngjarjen “Dita e Familjes”, me filmin e ri nga Disney dhe Pixar, “Lightyear”. Kjo ngjarje do të zë vend në të dy kinematë e Cineplexx, në Prishtinë dhe Prizren, nga ora 11:30. Përveç filmit, do të ketë edhe shpërblime të ndryshme dhe aktivitete për fëmijët.
“Lightyear” përmban një histori interesante të jetës së personazhit Buzz, që tregon më shumë rreth aventurës së tij, para se të bëhej lodra e Andy-t, tek filmi “Toy Story”. Në rol kryesor, është aktori i njohur, Chris Evans i cili është aktori mbrapa zërit të ri, të personazhit Buzz.
Biletat për filmin mund të blihen në kinema, ndërsa orarin e filmit e gjeni në faqen www.cineplexx-ks.eu