Këtë vikend, të shtunën dhe të dielën (25 dhe 26 janar), do të organizohen garat e lojës kompjuterike ‘Conter Strike’, në të cilën do të marrin pjesë disa ekipe dhe do të luhen në 30 kompjutera.
Në lidhje me këto gara, Radio KFOR-i ka kontaktuar organizatorin e tyre, Nexhat Seferi, nga i cili mësoi: “Turnamenti do të mbahet në Mitrovicë ku janë lajmëruar 13-të ekipe. Garat do të mbahen në lokalin Revange Gaming, nërsa lojërat që do të luhen janë në versionin ‘Conter Strike 1.6’. Sot do të hidhet shorti i ekipeve, ku një ekip ka 5+1 persona, ndërsa për një person pjesëmarja do të kushtoj 5 euro. Do të luhet në vikend në të shtunen dhe të diellën dhe në fund do të shpallet dhe fituesi”.