Djaloshi nga Kosova që po del të jetë një ndër talentët më premtues në industrinë ndërkombëtare të muzikës hip-hop, Gashi, sot (24.01.20) ka publikuar një ripërpunim të këngës së tij “Safety”.
Këtë ripërpunim e realizoi DJ dhe producenti i famshëm DJ Snake, ndërsa risi në këtë projekt është pjesëmarrja e Afro B dhe Chris Brown.
Lansimi i këtij projekti ‘Gashi Ft. Chris Brown, DJ Snake & Afro B – Safety 2020’, është vetëm nismë e shumë projekteve, të cilat Gashi i ka premtuar për fansat e tij në tërë botën.