Çdo vit, rreth 500 miliardë qese plastike përdoren në mbarë botën. Vetëm gjatë dhjetë viteve të fundit, në bot janë prodhuar më shumë plastikë sesa përgjatë gjithë shekullit të kaluar.
Plastika është një nga shkaktarët kryesor të ndotjes së ambientit por edhe të ekosistemit. Rreth 9 milion ton mbetje plastike, çdo vit përfundon në oqeane, duke bërë që miliona organizma nëndetare të vdesin, duke e ngatërruar plastikën me ushqim. Ndikimi tjetër i qeseve të plastikës në mjedis është se duhen shumë vite që ato të dekompozohen. Përveç kësaj, substancat toksike lëshohen në tokë kur qeset plastike ekspozohen në rrezet e diellit dhe nëse qeset plastike digjen, ato lëshojnë një substancë toksike në ajër, duke shkaktuar ndotjen e ajrit.
Për të luftuar ndotjen e ajrit, por edhe për të mbrojtur shëndetin tonë ekspertët na këshillojnë që të minimizojmë përdorimin e qeseve të plastikës dhe përdorimin e materialeve të riciklueshme. Kujdesuni, që sa më pak të pini nga materiale të përbëra nga plastika.