Dita e sotme njihet ndryshe edhe si ‘E hëna Blu’, që zakonisht i bie të hënën e tretë të muajit janar të çdo viti dhe njihet si ‘Dita më dëshpëruese e vitit’. Sipas studiuesve, kjo ditë përfshin faktorë të ndryshëm, si distancën nga Krishtlindjet deri tek nata e Vitit të Ri, e deri tek niveli i shpenzimeve që i kemi bërë gjatë këtyre festave. Disa studime të tjerë, këtë ditë e kanë lidhur me çrregullimin afektiv sezonal, i cili është një lloj depresioni që vjen dhe shkon në varësi të stinës dhe për këto arsye ka shumë të ngjarë që në këtë ditë të ndihemi të trishtuar ose të dëshpëruar.
Nëse edhe ju nuk ndjeheni mirë, sipas profesionistëve është mirë të filloni ndonjë aktivitet që keni dashur ta bëni prej kohësh, të kaloni kohën me njerëzit e dashur apo të shijoni një mbrëmje me filmat tuaj të preferuar. Por, nëse jeni duke luftuar me ndjenjat e depresionit për një periudhë të gjatë, ju duhet të flisni me mjekun tuaj ose me një anëtar të besuar të familjes apo me ndonjë mik.