– Më 5 janar, të vitit 1973, Bruce Springsteen lansoi albumin e tij të parë ‘Greetings from Asbury Park’. Albumi u incizua për një javë dhe arriti shitje mbi 25 mijë kopje, vetëm në vitin e parë.
– Në këtë datë, të vitit 1991, kënga e Madonna-s, “Justify My Love” nga albumi i saj përmbledhës ‘The Immaculate Collection’, e shkruar nga Lenny Kravitz, zuri vendin e parë në top listat muzikore Amerikane.
– Në po këtë datë, të vitit 2015, Taylor Swift ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e saj të pestë ‘1989’, që ishte albumi më i shitur i vitit 2015, në tregun amerikan, me mbi 5.5 milionë kopje të shitura.