Nesër (5 janar) kinemaja më e madhe në vend Cineplexx organizon eventin ‘Action Night’, me filmin ‘Operation Fortune: Ruse de Guerre’.
Agjenti Orson Fortune (Jason Statham) dhe ekipi i tij i operativëve rekrutojnë një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood për t’i ndihmuar ata në një mision të fshehtë, kështu nis ngjarja në filmin ‘Operation Fortune: Ruse de Guerre’ me regji nga Guy Ritchie.
Në kuadër të ‘Action Night’ përveç premierës së filmit, i cili fillon nga ora19:00, pritet të ketë edhe shumë shpërblime për të pranishmit.
Biletat për filmin e lartcekur janë në shitje dhe mund t’i blini online përmes aplikacionit Cineplexx KS dhe në kinema nga ora 15:30. Të gjitha oraret e filmave i gjeni në faqen www.cineplexx-ks.eu.