– Me 27 tetor, të vitit 2019, këngëtari dhe kompozitori skocez, Lewis Capaldi arriti të kryesojë top listat muzikore në SHBA, me këngën e tij ‘Someone You Loved’. Kënga kishte kaluar 23 javë në top-listat muzikore amerikane, përpara se të arrinte në krye të tyre.
– Në po këtë datë, të vitit 2006, këngëtarja Amy Winehouse, publikoi albumin e saj të dytë dhe të fundit në studio, të cilin e kishte emërtuar ‘Back to Black’. Albumi në fjalë përfshinë pesë mega hitet e saj: “Rehab”, “You Know I’m No Good”, “Back to Black”, “Tears Dry on Their Own” dhe “Love Is a Losing Game” dhe Amy mori çmimin për ‘Vokalin më të mirë pop’, në ceremoninë e 50-të, të ndarjes së çmimeve ‘Grammy’.
– Në këtë datë, të vitit 1988, grupi irlandez i rock-ut U2, publikuan rock-dokumetarin ‘Rattle And Hum’, në regji të Phil Joanou. U2 kanë të publikuar edhe albumin me përzierje të këngëve të regjistruara live dhe në studio, me po të njëjtin emër ‘Rattle And Hum’.