Kinemaja Cineplexx në dy qendrat, në Prishtinë dhe Prizren, ka organizuar dy ngjarje festive për festën e Halloween-it. ‘Halloween Kids’ do të organizohet të shtunën mirëpo edhe të dielën (29 dhe 30 tetor), prej orës 12:00 deri në orën 18:00 dhe me këtë rast organizatorët kanë ftuar prindërit ti veshin fëmijët e tyre me kostume të frikshme, sepse kostumi më i mirë do të shpërblehet me 100 Euro. Në këto ngjarje dy ditore, do të ketë edhe ngjyrosje të fytyrave të fëmijëve me motive të festës së Halloween, falas për çdo fëmijë.
Cineplexx është kujdesur edhe për personat e rritur, sepse të hënën (31 tetor), prej orës 17:00, do të shfaqen edhe 4 filma horror, në orare të ndryshme deri në mesnatë. Kinemaja është kujdesur për çmime promovuese për cilindo prej 4 filmave horror, që janë në program: ‘Prey for the Devil’, ‘Smile’, ‘Halloween Ends’ dhe filmi horror shqiptar ‘Kthetrat e Shqiponjës’.
Biletat janë në shitje për të gjitha netët dhe mund ti blini online përmes aplikacionit Cineplexx KS.