– Me datën 26 tetor, të vitit 2015, Justin Bieber fitoi 5 çmime, në ceremoninë vjetore MTV European Music Awards, duke përfshirë edhe çmimin e publikut.
– Në po këtë datë, të vitit 2008, AC/DC zunë vendin e parë në top listën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar me ‘Black Ice’, album ky i pesëmbëdhjeti me radhë i grupit australian, i cili më pas arriti në pozitën nr.1 edhe në 29 vende të ndryshme dhe u bë albumi i dytë më i shitur në gjithë botën, në vitin 2008.
– Në këtë datë, të vitit 1998, këngëtari/kantautori Eros Ramazzotti, dy ditë para ditëlindjes së tij të 35-të, publikoi albumin e tij të titulluar ‘Eros Live’, me 15 këngë të regjistruara gjatë koncerteve të tij mbarë botërore, përgjatë viteve 1997-98.