Sot (25.10.22), me fillim nga ora 11:30 ‘Astronomy Club Kosova’, ju mundëson që të shihni një fenomen të rrallë astronomik ‘Eklipsin pjesorë të diellit’ (Partial Solar Eclipse).
Organizatorët kanë përgatitur të gjitha masat e sigurta mbrojtëse, për një vrojtim të sigurt të këtij fenomeni astronomik që do të organizohet në sheshin ‘Zahir Pajazati’. Vrojtimi do të bëhet me pajisje astronomike, teleskop diellorë, dylbi e syze solare, ndërsa këto të fundit do të shpërndahen falas për të gjithë.
Rikujtojmë që pjesëmarrja në këtë ngjarje është falas, mirëpo të pranishmit mund të bëjnë edhe donacione për ta ndihmuar ‘Astronomy Club Kosova’.