– Më 19 tetor, të vitit 2012, në një ceremoni super sekrete në Itali, Justin Timberlake u martua me aktoren, Jessica Biel.
– Në këtë datë, të vitit 1985, falë një video klipi inovativ që u realizua për këngën “Take On Me”, e interpretuar nga grupi A-ha, kënga arriti të klasifikohet në vendin e parë, në top listat muzikore në Amerikë.
– Në po këtë datë, të vitit 2001, Luciano Pavarotti u lirua nga akuza për evazion fiskal, në një gjyq në qytetin e tij të lindjes, Modena, në Itali. Ylli i operës, i cili u akuzua se i detyrohej qeverisë 18 milionë dollarë për të ardhurat e fituara nga 1989-95, u përball me një dënim prej 18 muajsh burg.