Disa nga filmat shumë të pëlqyer shqiptarë ‘Zonjusha’ dhe ‘Diamanti’, tashmë do t’u shtohet edhe pjesa e tretë, e cila do të titullohet ‘Adnan Kafazi’, film ky i cili do ta ketë premierën në kinematë vendore, në janar të vitit 2023. Regjisor i këtij filmi është, Genc Berisha dhe tematikë kryesore ka rrëzimin e Adnan Kafazit, nga pushteti i një gangsteri, që ka nën kontroll të gjithë qytetin.
Ju kujtojmë që në këtë film luajnë aktorët: Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Ylber Bardhi, Dukagjin Podrimaj, Edona Reshitaj, Armond Morina, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi, Fatmir Spahiu, Xhejlane Tërbunja, Ernest Malazogu, Lulzim Bucolli, Edita Sllamniku, Blin Sylejmani, Arjanit Mermullaku dhe Rita Krasniqi.
Kastës së aktorëve u janë shtuar edhe dy aktore nga Shqipëria, Alesia Xhemalaj dhe Olimpia Smajlaj, ndërsa në cilësinë e mysafirëve specialë, filmin e kanë pasuruar me paraqitje edhe këngëtarët Dafina Zeqiri dhe Kastriot Rexha.