– Në këtë datë, të vitit 2015, Justin Bieber po kryesonte top listat e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar me këngën ‘Sorry’. Në top listë gjendeshin të pozicionuara edhe këngët tjera të Justin Bieber, nga albumi i tij ‘Purpose’.
– Me 20 nëntor, të vitit 1991, The Rolling Stones njoftuan se kishin nënshkruar një marrëveshje 20 milion dollarësh me kompaninë ‘Virgin Records’, për të publikuar tre albume gjatë gjashtë viteve të ardhshme.
– Në po këtë datë, të vitit 2001, shtëpia në të cilën kishte jetuar Madonna si fëmijë, arriti të shitet brenda 12 minutash, në një ankand, për 400 mijë dollarë.