Çdo vit, miliona viktima në mbarë botën e humbin jetën si pasojë e aksidenteve, në trafik. Për nder të viktimave dhe familjeve të tyre, Kombet e Bashkuara shënojnë këtë ditë, 20 nëntorin, që nga viti 2005, për të përkujtuar të gjithë ata që humbën jetën në aksidente trafiku. Në një përgjigje me shkrim nga Policia e Kosovës për Radio KFOR-in, kuptuam se gjatë periudhës Janar-Tetor, 2022, në Kosovë, kanë vdekur 88 persona, si pasojë e aksidenteve në trafik, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, 97 persona kanë humbur jetën në trafik.
Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes maksimal, të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe rregullat e trafikut si dhe gjatë periudhës së dimrit, të kenë pajisjet dimërore. Kjo datë, këtë vit shënohet me moton: ‘Nuk duam të kujtojmë viktima, duam të jetojmë jetën së bashku’.
Më poshtë lajmit, mund të gjeni tabelën me të dhënat nga Policia e Kosovës, të vitit 2021 dhe 2022 mbi aksidentet në trafik.