‘Kupa e Botës FIFA 2022’, do të fillojë nesër (20.11.22), me një festë të madhe për tifozët vendas dhe ndërkombëtarë, me ndeshjen në mes Katarit dhe Ekuadorit, në orën 17:00 (të kohës sonë), një ndeshje që do të përcillet me ceremoni, e që do të zhvillohet drejtpërdrejt nga stadiumi ‘Al Bayt’, i cili do të mirëpres 60.000 tifozë.
Ceremonia e hapjes së Kupës së Botës në futboll, pritet të fillojë nesër, në orën 15:00 (të kohës sonë), ndërsa në këtë edicion, pritet të performojë këngëtari i njohur i grupit BTS, Jungkook e përveç tij sipas organizatorëve, na presin edhe shumë surpriza të tjera.
Ky edicion i Kupës së Botës, pritet të jetë i veçantë edhe për faktin se mund të jetë gara përfundimtare më kombëtaren për dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, e përkundër faktit që të gjithë kërkojnë një finale Argjentinë – Portugali, sipas analistëve sportiv favoritët kryesor janë: Brazili, Franca, Argjentina, Anglia, Spanja dhe Gjermania.