– Më 5 tetor, të vitit 1975, anëtarët e grupit The Wailers: Bob Marley, Peter Tosh dhe Bunny Wailer, performuan për herë të fundit së bashku, në koncertin ‘Wonder Dream’.
– Në këtë datë, të vitit 2011, dokumentari i Martin Scorsese, i titulluar ‘George Harrison: Living in the Material World’, u shfaq premierë në HBO.
– Në këtë datë, të vitit 1980, këngëtari i njohur Paul McCartney, hyri në librin e rekordeve Guinness, si një nga artistët me albumet më të shitura në historinë e muzikës, në botë.