– Me 13 nëntor, të viti 1982, grupi Men At Work, filluan qëndrimin 15 javor, në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin debutues ‘Business As Usual’. Ky album pati një sukses të madh dhe vetëm në Amerikë, arriti shitje në mbi pesë milionë kopje.
– Në këtë datë, të vitit 2000, The Beatles lansuan faqen e tyre të parë zyrtare online. Kjo faqe u publikua në ditën e njëjtë me publikim e albumit të tyre ‘Compilation 1 ’. Albumi në fjalë përmban pothuajse çdo këngë që është klasifikuar në pozitën e parë në top listat zyrtare muzikore në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga viti 1962 deri në vitin 1970.
– Në po këtë datë, të vitit 2015, kënga ‘Hello’ e këngëtares Adele, arriti statusin e shitjeve ‘Platinium’ në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm tre javë pasi u publikua zyrtarisht.