Pas konferencës së njohur të muzikës ‘Prishtina Music Conference’, që mblodhi njohësit më të mirë të muzikës nga vendi dhe bota, ‘Rave Festival’ shënoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit në muzikë, që u mbajt të shtunën me 5 nëntor, në AMC Hall.
Me një lineup të kuruar mirë me artistë nga vendi e më gjerë, ‘Rave Festival’ mblodhi të rinjtë në një natë të gjatë me muzikë, deri pas mesnate. Artistë të këtij festivali ishin artistët e njohur nga vendi si: Rrrron dhe Altin Boshnjaku si dhe Mirëlinda dhe artistët nga Berlini Tomoki Tamura, Kiti Arsa dhe John Dimas, DJ të njohur në Gjermani dhe Evropë.
Natën e 5 nëntorit, u bë edhe inaugurimi i hapësirës AMC Hall, hapësirë e ndërtuar për evente të kapaciteteve të mëdha e të vogla. Organizatorët e Prishtina Music Conference dhe Rave Festival premtojnë që do të rikthehen me evente të reja gjatë vitit, për të sjellë risi në jetën e natës dhe industrinë muzikore e argëtuese të vendit tonë.