– Në këtë datë, të vitit 2016, në moshën 82 vjeçare, ndërroi jetë këngëtari dhe poeti kanadez, Leonard Cohen. Ai vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles. Para se të njihej si këngëtar, Cohen kishte një karrierë si poet dhe romancier, gjatë viteve të 50-ta dhe karrierën e tij muzikore e nisi në vitin 1967, kur ishte vetëm 33 vjeç. Albumi i tij i parë, ‘Songs of Leonard Cohen’ u pasua nga tre albume të tjera: ‘Songs from a Room’, ‘Songs of Love and Hate’ dhe ‘New Skin for the Old Ceremony’.
– Me 7 nëntor, të vitit 1951, Frank Sinatra u martua me gruan e tij të dytë, aktoren Ava Gardner. Martesa e tyre zgjati 6 vjet.