Komision i Garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur që ndeshja e shtyrë e xhiros së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll, mes FC Ballkanit dhe FC Prishtinës, do të luhet me datën 2 dhjetor.
Kjo ndeshje ishte paraparë që të zhvillohet më 30 tetor, në stadiumin e qytetit në Suharekë, mirëpo është shtyrë pas kërkesës së Ballkanit për shkak të orarit të ngarkuar me takimet në Ligën e Konferencës, ndaj Slavia Pragës dhe Cluj.
Ballkani dhe Prishtina edhe në këtë edicion po “luftojnë” për titullin kampion. Skuadra nga Suhareka ndodhet e dyta në renditje, me 26 pikë të tubuara, kurse Prishtina renditet e treta, me 22 pikë.